Drake zëvendëson 50 Centin në listën e reperëve më të pasur

Mediale Vip

Drake zëvendëson 50 Centin në listën e reperëve më të pasur

Më: 6 maj 2016 Në ora: 08:55

Reperi i njohur kanadez, Drake, është futur në listën e revistës “Forbes” për hip-hop artistët më të famshëm në botë.

Drake ka zëvendësuar 50 Centin, që vitin e kaluar shpalli falimentimin. Kanadezi është i pesti në listën e më të pasurve me pasuri në vlerë prej 60 milionë dollarëve, falë marrëveshjeve me shumë kompani të njohura të tekstilit dhe Apple-in.

P Diddy vazhdon t’i prijë listës me pasuri prej 750 milionë dollarëve. Dr Dre është afër tij me 710 milionë, ndërsa Jay Z është i treti me 610 milionë dollarë.

Birdman është para Draket me 110 milionë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat