Ish truproja që e pushoi Kanye West, tregon çfarë ndodhi me Kim Kardashian

Mediale Vip

Ish truproja që e pushoi Kanye West, tregon çfarë ndodhi me Kim Kardashian

Më: 5 maj 2016 Në ora: 20:34

Reperi Kanye West së fundmi e ka pushuar nga puna truprojën e tij, Steve Stanulis, pasi që e kishte parë duke folur me Kim-in jashtë dhomës së saj të hotelit.

Në një intervistë për Daily Mail ai e ka thënë se West duhet të qetësohet.

Ai ka thënë se u pushua nga puna, disa minuta pasi që i kishte folur gruas së West në suitën etyre presidenciale në hotelin Waldorf Astoria në New York.

Stanulis, kishte punuar si truprojë edhe për Leonardo DiCaprion dhe Tobey Maguire, por ka thënë se West është njeriu më egosit që ai kishte takuar.

Por ai ka thënë se asnjëherë nuk ka tentuar ta josh Kim Kardashian.

“Kim dhe Kanye po bëheshin gati për Met Gala. Unë isha poshtë rreth orës gjashtë”.

“Më erdhën disa informacione se ata po kërkonin për një Lamborghini, ose diçka e tillë”.

“Hypa lart të shikoja se çfarë po ndodhte pasi që unë do isha shofer i tyre”.

“Vetëm dëshiroja të sigurohesha që ne të jemi gati kur ata të jenë gati. Kështu që hypa lart për në suitën presidenciale.

“E hapa derën dhe rastisa në Kim”.

“Kështu që mendova ta pyesja nëse truproja e saj apo asistenti kishin ndërruar plan”.

“Përderisa po flisja, Kanye erdhi. Ai erdhi dhe më pa e unë e përshëndeta, por ai nuk ma ktheu. Kështu që unë zbrita poshtë dhe nuk e kisha iden♪7 se çfarë po ndodhte”.

Ish truproja tregoi se kaq ishte e gjitha çfarë realisht kishte ndodhur, e menjëehrë pas kësaj një asistent i reperit e kishte telefonuar për t’i treguar se tashmë është pushuar nga puna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat