Ja djali që shkarkoi deputeten simpatike e LSI nga “Drejtësia”

Mediale Vip

Ja djali që shkarkoi deputeten simpatike e LSI nga “Drejtësia”

Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:21

Të enjten parlamenti mori një vendim për të zëvendësuar deputeten e LSI-së, Silva Caka si anëtare të komisionit të reformës në drejtësi, dhe në vend të saj emëroi Petrit Vasilin.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, arsyeja e këtij zëvendësimi është një djalë! Deputetja e Beratit, e ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Silva Caka është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Neritan, kanë sjellë në jetë fëmijën e saj të parë: një djalë.

Në oborrin e Kuvendit, kreu i reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj shkëmbeu batuta me deputeten: Si më ike nga komisioni, moj Silva. Të paktën të më kishe lënë djalin në Komision.

Caka, përvecse një juriste simpatike, ka marrë vëmendjen e publikut si ligjvënëse me angazhimin e saj në Komisionin e Ligjeve, si dhe me disa iniciativa të saj ligjore, si ai i ligjit për Punën Vullnetare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat