Një fund fatal për Beyonce

Mediale Vip

Një fund fatal për Beyonce

Më: 30 prill 2016 Në ora: 20:51

Pas deklaratave shokuese të motrës së Beyonce, një tjetër tronditje vjen për familjen e e këngëtares, e cila duket se çdo gjë po zyrtarizohet me ndarjen e tyre.

Këngëtarja i ka hequr unazat e martesës dhe kjo është komentuar mjaft, duke hedhur hipoteza për një ndarje përfundimtare të çiftit më të suksesshëm të show bizzit.

Disa ditë pas spekulimeve për krizën e martesës së saj, Beyonce i bëri një dedikim bashkëshortit, në fund të koncertit që çeli turin e saj botëror, "Formation World Tour në Miami".

Por në disa foto, në prapaskenat e Marlins Park Stadium, Beyonce nuk e ka pasur në gisht unazën e martesës, dhe po kështu edhe Jay Z të tijën.

Këto foto rikthejnë sërish dyshimet se çfarë është duke ndodhur me çiftin, që lidhi kurorë në 2008 dhe kanë një vajzë katër vjeçare, Blue Ivy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat