2Ton dënohet me 5 mijë euro nga producentët francezë

Mediale Vip

2Ton dënohet me 5 mijë euro nga producentët francezë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 13:15

Është shumë i famshëm në Kosovë, njihet si një nga reperët më të mirë të momentit, ndonëse jo shumë mediatik.
Arton Avdyli, apo i njohur si 2Ton, në një bisedë për “Prive” tregon se në karrierën e tij mundohet të bëjë këngë të stileve të ndryshme e madje dhe prej atyre rep, por ka të lehta e të rënda. ”Te kënga ‘Ta fali jetën’, kam bërë një rap më ndryshe, që s’e kam bërë më gjatë kohës që jam në treg, se shumicën e këngëve i bëjmë më të lehta, për publikun që t’i kuptojë”, shprehet reperi, i cili tregon edhe për blerjen e klikimeve që ndodh shpesh te këngëtarët.

”Kjo blerja e klikimeve është pak si demode, nëse blen klikimet, i bën qejfin vetes se në koncert e këndon këngën. Unë kam këngë që këndohen në koncerte, i dinë të gjithë e në YouTube ka 500 mijë klikime e nuk i ka milionat”, thotë 2Ton, i cili në fillim të karrierës ka pasur një problem me të drejtat e autorit, pas përdorimit të një refreni në një këngë të tij. Kjo këngë tashmë nuk ekziston në YouTube pasi producentët francezë ia kanë larguar dhe e kanë detyruar të paguajë 5 mijë euro dëmshpërblim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat