Ledio i ‘Zonë e Lirë’: Sofia s’e kishte me tapi vendin në emision

Mediale Vip

Ledio i ‘Zonë e Lirë’: Sofia s’e kishte me tapi vendin në emision

Më: 28 prill 2016 Në ora: 00:24

Javën e shkuar asistentja e moderatorit Arian Çani nuk është shfaqur si çdo të premte në ekran, fakt që ka zgjuar jo pak kureshtjen e audiencës së këtij emisioni. Menjëherë vërshuan edhe thashethemet mbi motivet që kanë detyruar bjonden, Romina Aliku, e njohur si “Sofi” të largohet.

I pyetur në lidhje me këtë, Ledio Topalli, regjizori i famshëm i “Zonë e Lirë”, rrëfen për “Vip Page” se, Sofi është larguar përfundimisht nga ky emision.

I pyetur mbi arsyen që e kanë çuar bukuroshen e “Zonë e Lirë” drejt këtij vendimi, dhe nëse është e vërtetë që është larguar vetëm prej batutës së Çanit, Ledio përgjigjët: “Çani nuk është prononcuar për ketë çështje, kështu që as mua nuk më takon të prononcohem, megjithatë për sa kohë ai nuk ka folur do të thotë se, nuk i ka dhënë rëndësi kësaj gjëje, teksa vijon se ka ikur ajo Sofi, është një Sofi tjetër. Sofi nuk ishte me tapi aty”,- ka shtuar regjizori.

Ndërkohë, burimet për “Vipa Page” kanë thënë se, Romina me t’u larguar nga emisioni ka ndërruar numrin e telefonit dhe është larguar në Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat