Vjollca Llapashtica sonte koleksion dhe atelier të re

Mediale Vip

Vjollca Llapashtica sonte koleksion dhe atelier të re

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 prill 2016 Në ora: 15:27

Koleksioni pranverë-verë 2016 i disenjatores së njohur shqiptare Vjollca Llapashtica do të prezantohet sonte, ku përpos prezantimit të koleksionit do të bëhet edhe përurimi i ateliesë së saj më të re dhe më komode.

Kjo ceremoni përurimi do të nisë sonte në mbrëmje në ora 19:00, në atelienë që gjendet afër Komunës së re të Prishtinës, rr. Ahmet Krasniqi, Lagjja Arbëria, Prishtinë.

Poa shtu, këtë ceremoni do ta shoqërojë edhe këngëtarja kosovare Ana Kabashi e cila do të performojë për të pranishmit nga bota e modës dhe mediave. Kujtojmë se Vjollca Llapashtica është një nga emrat më unik të veshjeve ku emrart më të njohur jo vetëm shqiptarë por edhe të huaja janë veshur me krijimet e saja.BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat