Doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja në Europë

Mediale Vip

Doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja në Europë

Më: 27 prill 2016 Në ora: 14:39

Ekskluziviteti i këtij numri të ri të revistës “Kosovarja”, që doli në shitje është intervista me këngëtaren e njohur Rovena Stefa ku rrëfen çdo gjë në lidhje me jetën dhe punën e saj që gjithmonë kur poston qoftë edhe një foto ajo din të bëjë zhurmë.

Rovena Stefa: “Bukuri e pavarësi”

Intervistë me Rovena Stefën: “Ndonjëherë harroj ta ruaj melodinë e sapokrijuar, por nuk trishtohem se e ndiej veten plot me muzikë brenda meje. “Një femër që ndihet e sigurt në bukurinë e saj, dhe që nuk ka frikë ta ekspozojë atë është gjithashtu sinonim i një femre që jeton në bazë të bindjeve të saj, forcës, guximit dhe punës së saj”......

Cilët artistë shqiptarë shquhet për humanizëm?

“Dhe lum ata artistë që japin një ndihmë të tillë në format e tyre më të ndryshme, pasi shihet se në fillim kanë shpirt të mirë, dhe si pasojë vjen edhe suksesi i madh i tyre”

Në rubrikën “Love Forever” rrëfehen aktori i madh i humorit Sevdai Radogoshi që thotë se ia vodhi puthjne e parë.

Intervistë me Eneda Tarifaj: “Ja kush do më bekojë në Eurosong”

Erjoni e din se unë jam gocë e fortë, dhe nuk para më mbetet mendja në komentet e dashakeqëse.

Fakte interesante për seksin

Seksi është tema më e popullarizuar në gjithë botën, mirëpo, megjithatë, disa fakte interesante fshihen, të cilat nuk mund t’i dëgjoni çdo ditë.

Malli për këngë të bukura

Ku janë sot këngë si: “Ditë dimri”, “Ta fala zemrën time”, “E duam dashurinë”, “Nata”, “Sikur të isha djalë”, “Ti nuk e meriton”, “Jeta nuk është lodër”?

Ju përgjigjet magjistarja

Dua të kem një djalë, ky është problemi im

Për më shumë ju urojmë lexim të këndshëm në numrin më të ri të Kosovares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat