Tre shqiptarë spikasin në Swiss Music Award

Mediale Vip

Tre shqiptarë spikasin në Swiss Music Award

Nga: F.D. Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 11:14

Mbrëm u organizua aktiviteti kryesor i muzikës zviceranë, në Hallenstadion, Cyrih. Evenimeti i quajtur Swiss Music Awards mbledh grupet muzikore, kantautorët dhe artistët më të mëdhej gjatë vitit për tu ndarë çmime.

Interesante për këtë vit ka qenë edhe ajo se pjesëmarrëse ka qenë edhe këngëtarja e talentuar nga Kosova, Dua Lipa, duke kaluar për herë të parë në një tepih të kuq. Ajo ishte e ftuar si mysafire speciale nga Londra.

Shqiptarë tjerë që morrën pjesë në eveniment ishin këngëtari rap, Shkelzen Kastrati, Xeni, si dhe humoristi Bendrit Bajra. Xeni ishte i nominuar edhe për një çmim.

Grupi nga Berna, Patent Ochsner, ishte fituesi absolut i mbrëmjes me tre trofe. /Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat