Klea Huta ndahet nga i dashuri

Mediale Vip

Klea Huta ndahet nga i dashuri

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 09:33

Ajo është ndër imazhet më të dashura për publikun, ai një futbollist i suksesshëm. Çifti u pa bashkë rreth dy vjet më parë, teksa filluan të përfliteshin për një marrëdhënie mes tyre. Klea Huta dhe Gabriel Mezini ishin çifti që në ato pak foto që shfaqeshin rrezatonin dashuri. Por duket se gjërat kanë ndryshuar edhe për këta dy të rinj. Nëse bën një vizitë në faqet personale në rrjetet sociale, shikon që si moderatorja ashtu edhe futbollisti kanë larguar të gjitha fotot që kishin së bashku, si nga “Instagram”-i, ashtu edhe nga “Facebook”-u.


E në fakt bie në sy edhe mungesa e tyre në ambientet ku shpesh shihen në kryeqytet. Të gjitha këto të dhëna flasin për një ndarje mes dy të rinjve. Megjithatë, si njëri, ashtu edhe tjetri, deri më tani nuk kanë preferuar të japin shumë shpjegime rreth kësaj ndarjeje, duke lënë ndoshta kështu një rrugë kthimi. Në ato pak dalje publike të Kleas, moderatorja është kufizuar të flasë vetëm për karrierën. Pas pak kohësh ajo do t’i rikthehet ekranit si prezantuesja e “Gjeniu i Vogël”. Nga ana tjetër, gjithçka po ecën shumë mirë edhe në aktrim për Klean, teksa do të vijë në teatër me rolin e Bjankës te shfaqja “Zbutja e Kryeneçes”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat