Taylor Swift po përgatit këngën kundër Kanye West

Mediale Vip

Taylor Swift po përgatit këngën kundër Kanye West

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:53

Tailor Swift është xhindosur me Kaney West dhe këngën e tij të re dedikuar asaj të titulluar “Famous”, megjithatë raportohet se këngëtarja ka dicka të re në mendje për t’iu kundërpërgjigjur luftës me luftë.

Në tekstin e Kanye, fjalia që ka mbetur gjatë në mendjen e të gjithëve por më së shumti të Taylor ka qënë: “Unë e bërë të famshme atë të përdalë”.

Kjo dhe shumë të tjera kanë motivuar këngëtaren që ta sqarojë njëherë e mirë këtë.

“Pas turit të koncerteve Taylor kishte ndërmend të bënte një pushim të gjatë, të qëndronte pranë Calvin dhe të kujdesej për nënë Andrea e cila është me kancer, por gjithë këto plane janë fshirë automatikisht nga mendja teksa tani po ideon këngën dhe tekstin e goditur që do të publikojë kundër Kanye”, thotë një burim për Hollywood Life.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat