Top 14 hitet shqiptare të dashurisë

Mediale Vip

Top 14 hitet shqiptare të dashurisë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 15:01

E dimë se nëse keni dashuruar një herë në jetë gjithmonë ka qenë një kolonë zanore që ju ka shoqëruar, e kjo një këngë jo vetëm e huaj por edhe shqioptare.

Edhe pak orë na ndajnë nga 14 Shkurti njohur ndryshe si “Dita e të Dashuruarve”. Një ditë e veçantë për çiftet apo edhe për ata që duhet të mendojnë se janë beqarë dhe të takojnë njeriun e zemrës sa ëm shpejt. E dimë se nëse keni dashuruar një herë në jetë gjithmonë ka qenë një kolonë zanore që ju ka shoqëruar e kjo një këngë jo vetëm e huaj por edhe shqiptare. Yjet botëror si Celin Dion, Maria Cary, Elton Jhon, e shumë të tjerë janë bërë shpesh me zërin e tyre kolona zanore edhe të filmave më të suksesshëm të dekadave ku tem aka qenë ajo universalja ‘Dashuria”.

Por le të flasim për disa nga këngët e bukura shqiptare të dashurisë, të cilat janë aq shumë por ky është thjesht sugjerimi ynë. E nisim me legjendën Elita 5 të cilët kanë shumë balada të bukura në emrin e dashurisë, por nëse para se të vijë 14 Shkurti keni për t’i kërkuar falje dikujt ju preferojmë të dësgjoni një super hit si “Më fal” nga ky grup.

E për pak më të gëzuar nëse jeni e për t’ia vënë në pah ende më shumë se ai apo ajo ju don dëgjoni Elvana Gjata dhe Bruno me “Love me”. E për të gjithë ju që jeni të sigurt por doni ta dëgjoni e t’ia thoni sërish njeriut tuaj të zemrës se “Shpirtin tek ti e kam” atëherë dëgjojeni këtë këngë super të bukur nga artistja Gjyste Vulaj.

Një tjetër artist shumë i kërkuar dhe i dëgjuar kur i referohet baladave të bukura është Shkumbin Ismajli, këtë herë ju prefrojmë për ju që nuk doni të falni në këtë ditë, megjithëse është mirë të falni, të dëgjoni duetin e tij me Ponin me titull “Nuk ta fal”. E për të gjithë ju që keni “Nostalgji” për ditët e para të dashurisë atëherë në këtë datë ku ka më bukur se të dësgjoni babë e bir me zërat e tyre fantastike dhe këngën me të njëjtën titull kënduar nga Sabri dhe Ermal Fejzullahu.

Një tjetër sugjerim është edhe kënga që mban numrin “5” kënduar nga Blero dhe Shkurte Gashi, por që është një baladë e bukur megjithëse flet për lidhje mëshire. Nuk harrojmë edhe një nga këngët që ka vite që është dëgjuar dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot e sidomos për ju që keni mall dhe njeriun tuaj e keni shumë larg në këtë ditë, dëgjoni super hitin “Malli” nga Rovena Stefa.

Por kohët e kaluara dhe gjendja jo e mirë e shumë viteve më parë, ka ndarë edhe dy persona që janë dashu, mos e harroni dhe ridëgjojeni baladën e bukur “Mirupafshim” nga këngëtarja Ganimete Abazi. Ndërsa nëse jeni dashuruar në aeroport ose jeni takuar aty siç ndodh shpesh, por urojmë që tashmë jeni bashkë e jo të ndarë siç ju ndodhi artistëve, një sugjerim për të dëgjuar një super duet nga Flori Mumajesi dhe Soni Malaj dhe këngën e tyre “Fluturimi 3470”.

Edhe Dafina Zeqiri ka këngë shumë të bukura të dashurisë, e kur flasim për baladë dhe juve që fatkeqësisht ju ka ndarë “Kurbeti”, dëgjoni këtë këngë nga ajo, por pa derdhur lot. Jo të gjithëve ju eceën, por me shpresë se ka dashuri edhe më të mira, e nëse e kujtoni një ndarje të paktën dëgjoni në këtë ditë këngën e bukur nga Mimoza Shkodra me titull “Ndarja”, ndërsa për ju që i keni bërë një betim serioz njeriun tuaj të zemrës ia vlen të dëgjoni këngën nga Alban Skenderaj ft. Miriam Cani që thotë “Let me die with you”.

Ndërsa një tjetër këngë ju preferojmë, ndoshta për të kujtuar një ndarje jo të mirë e një fajtor se kush është është rasti të dëgjoni një tjetër super hit të disa viteve më parë nga Gili dhe Enis Potoku me titull “Kur u ndamë”.

Nuk do të harrojmë kurrë një nga super bashkëpunimet që flet bukur për dashurinë, megjithëse atyre të dyve nuk ju eci aspak, këta janë Pirro Çako dhe Rovena Dilo me këngën e tyre “Për një çast më ndali zemra”, dhe ta mbyllim këtu këtë top-listë duke e ditur se kemi harruar të tjera këngë të bukura që hyjnë tek baladat më të bukura shqiptare të dashurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat