Hailey Baldwin nxjerr bllof Justin Bieber-in

Mediale Vip

Hailey Baldwin nxjerr bllof Justin Bieber-in

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 11:09

Ylli kanadez i muzikës ishte shprehur për revistën prestigjoze GQ se kishte rënë në dashuri me Hailey Baldwin, por bukuroshja 19 vjeçare duket se nuk e mendon në të njëjtën mënyrë.

Shumë Beliebera do ta ëndërronin atë moment, por për Haliey, fakti që Justin tha se “ajo është dikush që e dashuroj me të vërtetë” nuk është ndonjë gjë e madhe.

Modelja amerikane i hodhi poshtë deklaratat romantike të Bieber me frazën e thjeshtë se “ata nuk janë një çift i vërtetë”.

Baldwin bën me dije se gjërat ndërmjet saj dhe Justin nuk janë serioze, por në çdo rast është diçka që u përket vetëm atyre.

Hailey mendon se marrëdhëniet në këtë moshë të re janë në vetvete të komplikuara, pa i shtuar asaj edhe presionin e syve të të gjithë botës që i ndjekin në çdo hap.

Epo, që Bieber të hap telashe, kjo nuk duhet të ishte surprizë për modelen që e njeh prej një jete të tërë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat