Ermal Meta me këngën “Urrej përrallat” kualifikohet në finalen e Sanremos

Mediale Vip

Ermal Meta me këngën “Urrej përrallat” kualifikohet në finalen e Sanremos

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:44

Me 59% të votës së publikut, jurisë e të gazetarëve, kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën “Odio le favole” kalon në finalen e këngëtarëve të rinj Sanremo 2016.

Sëbashku me Metën u kualifikua dhe Chiara Dello Iacovo me këngën “Introverso”.

Në garën mes katër të rinjve pjesmarrës në Sanremo, Meta fitoi sfidën përballë Irama me këngën “Cosa resterà”me 59% të votive, ndërsa Chiara Dello Iacovo fitoi me 64% të votave ndajCecile me këngën “N.E.G.R.A”.

Dy këngët fituese të natës së sotme kalojnë në gjysëm finale e së premtes, 12 shkurt.

Kënga e Ermal Metës “Odio le Favole” (Urrej përrallat) u rendit në vendin e parë në platformën Timmusic dedikuar muzikës dixhitale duke u konsideruar për momentin kënga më e kërkuar për seksionin e këngëtarëve të rinj. “Sanremo Giovanni”.

Ermal Meta është sot një nga autorët më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore italiane, autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa e Patty Pravo.

I lindur në vitin 1981 në qytetin e Fierit, Ermal Meta emigron në Itali për të realizuar ëndërrën e tij artistike.

Më vitin 2007 krijon grupin rock “La Fame di Camilla”, me të cilin më 2008 fiton “Arè Rock Festival” në rajonin e Pulias e çmimin “Demo Award”si grupi më i mirë muzikor i vitit.

Në vitin 2010, grupi i tij muzikor merr pjesë në “Sanremo Giovanni” e eleminohet qysh në raundin e e parë të votimit. Më 2013 grupi “”La Fame di Camilla” shpërbëhet e Ermal Meta i dedikohet karrierës së tij si autor tekstesh e solist.

Më 2015 tashmë si kantautor Ermal Meta zgjidhet një nga 8 finalistët e këngëtarëve të rinj në Festivalin e këngës italiane Sanremo 2016.

Të ftuar special të kësaj mbrëmje të dytë të Sanremos 2016 janë; aktorja Oskar Nicole Kidman, këngëtari italian Eros Ramazzoti, kantautorja britanike Ellie Goulding, pianisti e kompozitori Ezio Bosso e komediani Nino Frassica.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat