Dani, nuk do të martohet!

Mediale Vip

Dani, nuk do të martohet!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:13

Nuk do të martohet kurrë. Jo pse nuk ka mundësi që përkrah të ketë një femër të bukur, por për faktin se dashuria e tij u varros bashkë me bashkëshorten e tij me 23 shkurt, shtatë vjet më parë. Ramadan Krasniqi- Dani vazhdon ta dojë gruan, edhe pse ajo nuk jeton më. Madje, nuk beson që dikush do të mund ta zëvendësonte atë. Kështu ka theksuar për Kolona.al, këngëtari nga Peja, i cili veç rrëfimit për familjen, ka folur edhe për muzikën dhe kohën e lirë

Dani, çfarë ka të reja nga muzika?

Dani: Nuk ka asgjë të re ende, përveç dy baladave që janë lansuar në muajt tetor dhe dhjetor të vitit të kaluar. “A falet tradhëtia”, balada ku flitet për vuajtjen e një mashkulli që përjeton tradhtinë nga një femër. Ndërkohë balada tjetër quhet “Mos prano”. Tash për tash nuk ka asgjë të re, mirëpo besoj për dy muaj më së largu do të filloj përgatitje për projekt të ri, madje para sezonit veror do të ketë diçka të re. Nuk po mund të them çka konkretisht por krejt varet prej producentit tim, i cili punon me shumë përkushtim.

Sa po jeni aktiv me mbrëmje?

Dani: Po vazhdoj të jem aktiv sikurse edhe më herët. Tash nuk ka më koncerte, por mbrëmje po. Po jam prezent në Maqedoni më shumë dhe po ashtu në Diasporë.

Nga jeta personale, ka diçka të re?

Dani: Vazhdoj të jem beqar, apo vejan siç thonë tek ne më shpesh. Vazhdon të mos ketë asgjë të re, pra e kam fjalën ndonjë grua apo më mirë të them një shoqëruese në jetën time. Unë kam tre vajza dhe një djalë. Ndërkohë më duhet ta ritheksojë se i kam dy nipër Anisin dhe Ilijanin, fëmijët e dy vajzave të mija të mëdha. I dua më së shumti në botë dhe shpirtin ma kënaqin me ekzistencën e tyre.

Mendoni të martoheni, të ndërroni status?

Dani: Kurrë nuk do të martohem. Martesa jonë ka marr fund me 23 shkurt konkretisht para shtatë vjetëve kur ka ndërruar jetë bashkëshortja ime. E nuk do të martohem kurrë më, sepse nuk dua dikë tjetër në jetë, për hatër të dashurisë që kam ndier ndaj saj, për hatër të fëmijëve, familjes së gruas që i dua dhe i çmojë shumë.

Kohën e lirë si e kaloni?

Dani: Me familjen time, fëmijët, nipërit që i dua sa vetë jetën time. Pra si secili njëri që kalon kohën e çmueshme me familjen, ashtu bëj edhe unë.

Sa kohë i kushtoni filmave, librave?

Dani: Filma nuk shikoj edhe kush e di sa. Ndërkohë kur jam në shtëpi shikoj me shumë qejf programe të ndryshme si dokumentarë, sport. Sikurse filmat edhe librat nuk është se lexoj shumë.
Ju pëlqen sporti, apo keni ndonjë ekip të preferuar?
Dani: Sportet i shikoj, por nuk është se jam ndonjë tifoz apo adhurues i ndonjërit nga sportet. E sa i përket futbollit, Barcelonën e shikoj çdoherë për hatër të djalit tim, i cili është një tifoz i flaktë i këtij ekipi.

Ndonjë sport që ju e praktikoni?

Dani: Vrapimin e dua shumë. Dimrit nuk dal e si pasojë e kësaj dimrit çdoherë shtoj ka dy tre kilogramë,përderisa stinëve të tjera vrapojë shumë. E siç e dini në Pejë kemi mjaftë vende të mira për vrapim, për ti vizituar që të kënaqen mushkëritë.

Po në kuzhinë sa jeni i zoti?

Dani: Me të thënë drejtë nuk kam lidhje me kuzhinë. Nuk di me përgatit asgjë, por shyqyr që e kam njëherë vajzën time të voglën që është 21 vjeçare edhe përgatit mirë me një fjalë është e mrekullueshme. Për momentin nuk kemi telashe me përgatitjen e ushqimit deri sa nuk martohet vajza. Por edhe kur të martohet, ajo me siguri djali martohet e kështu nuk mbesim pa dikë që na përgatit ushqim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat