Rita “pushtohet” nga fansat në Dubai

Mediale Vip

Rita “pushtohet” nga fansat në Dubai

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:39

Këngëtarja e famshme me prejardhje kosovare, Rita Ora, është duke qëndruar në Dubai, ku është pritur në mënyrë madhështore nga fansat e saj.

Rita ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të promovuar linjën e saj të re të rrobave me kompaninë e njohur Adidas, u prit nga shumë fansa të cilët nuk e lanë të fotografohej për promovim duke ndërhyrë për të bërë ‘selfie’ me të, shkruan Daily Mail.

Disa fanse të flakta të Ritës u emocionuan shumë kur panë këngëtaren e njohur dhe ndërhynë mes sigurimit vetëm që të afroheshin te idolli i tyre. Megjithatë, ajo arriti të bënte fotot në të cilat shkëlqeu si përherë duke treguar sërish linjat seksi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat