Sadna e mallëngjyer nga reagimet e shqiptarëve

Mediale Vip

Sadna e mallëngjyer nga reagimet e shqiptarëve

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 18:54

Vdekja e Sadnës në telenovelën super të ndjekur “Bidaai”, që transmetohet në Televizionin Klan, pati një impakt të madh tek publiku shqiptar. Ishin të shumtë ata që nëpërmjet rrjeteve sociale shprehën trishtimin për vdekjen e personazhit aq të dashur për ta.

Reagimet për vdekjen e Sadnës nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe tek vetë aktorja Sara Khan, e cila nëpërmjet profilit të saj në Instagram ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen e saj për publikun shqiptar, gjithashtu dhe Televizionin Kombëtar Klan.

Teksa ka postuar një video të realizuar nga një fans i serialit, që tregon të përlotur të afërmit e tij, Sara shkruan:

“Lajmi për vdekjen e Sadnës në “Bidaai” i ka përlotur të gjithë shqiptarët përpara televizorit. Ky lajm u pasqyrua të nesërmen në gazeta. Aktualisht, “Bidaai” është seriali më i famshëm televiziv në Shqipëri dhe transmetohet nga kanali më i famshëm televiziv në vend, Televizioni Klan. Janë më qindra që e admirojnë personazhin kryesor të kësaj telenovele, Sara Khan. Moment mallëngjyes. Ndihem e bekuar,”shkruan aktorja në postimin e saj.

Sigurisht ky mesazh falenderimi e vlerësimi për publikun shqiptar është mirëpritur nga fansat e shumtë që e ndjekin Sarën në rrjete sociale, që kanë shprehur admirimin për personazhin e Sadnës dhe e kanë falenderuar për fjalët e saj.
Të shumtë kanë qenë ata që i kanë kërkuar aktores dhe modeles 26 – vjeçare që të vizitojë Shqipërinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat