Sadna viziton Shqipërinë

Mediale Vip

Sadna viziton Shqipërinë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 11:41

Është zyrtare! Sara Khan dhe Angad Hasija, ose siç njihen në rolet e tyre në super serialin “Bidaai”, Sadna dhe Alek, do të vizitojnë Shqipërinë.

Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani, i cili përtvklan.al tha se ka biseduar personalisht me të dy aktorët, për të bërë të mundur ardhjen e tyre në vendin tonë.

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare, Aleku dhe Sadna pritet të vizitojnë Shqipërinë brenda muajit Prill, koha kur seriali “Bidaai” do të vijë drejt fundit.

Dy aktorët janë shprehur tejet të lumtur për këtë ftesë dhe mezi presin që të vizitojnë Shqipërinë, ku ata kanë me mijëra fansa që i ndjekin çdo ditën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat