Vanessa Hudgens me dedikim emocional për babain

Mediale Vip

Vanessa Hudgens me dedikim emocional për babain

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 13:32

Aktorja dhe këngëtarja Vanessa Hudgens ka postuar një mesazh emocional në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram pas humbjes së babait të saj.

“Do të doja që parajsa të kishte orët e vizitë. Vetëm nëse..” ka shkruar ajo.

Ylli i “High School Musical” ka lajmëruar për humbjen e babait të saj të dielën e kaluar në një postim në Twitter duke treguar se babai i saj ka ndërruar jetë pas një beteje me sëmundjen e kancerit në fazën e katërt.

Pak orë pas vdekjes së babait të saj, ajo ka performuar duke thënë se kjo performancë është një homazh për babain e saj.

Pas kësaj performance, Hudgens ka marrë shumë lavdata dhe komente nga fansat dhe kolegët e saj duke thënë se ishte e jashtëzakonshme të performosh ashtu si ajo bëri pas një humbje të madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat