“Nuk ofendohem nga oferta, kryeministria më ofroi para”

Mediale Vip

“Nuk ofendohem nga oferta, kryeministria më ofroi para”

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 10:49

Këngëtarja Xhesika Ndoj vazhdon të mbajë ndezur një debat në Shqipëri pas deklaratave se një deputet i martuar i ka bërë ofertë që të bëhet dashnorja e tij.

Ndoj duket se po argëtohet teksa njëherë deklaron fillimisht se është deputet i PS, më pas thotë se është i PD.

“Ai ka thënë që vetëm të bëhet e imja dhe do t’i ofroj gjithçka. Ka thënë që do të më jepte gjithë llogarinë bankare dhe nuk do t’i mungonte asgjë, do të jetoja si një princeshë sheikësh, nëse do të isha e tija”, tha ajo për Bluetooth.

“Normal që është simpatik. Por gjithsesi është 40 vjeç”.

Këngëtarja thotë se nuk është ofenduar nga kjo ofertë.

“Jo, nuk është se jam ofenduar, sepse nuk është se më ka kërkuar hajde me mua vetëm një natë. Ai më ka ofruar një lidhje stabël, të fshehtë nga sytë e të tjerëve. Më ka ofruar një jetë si vajzë sheiku. Për të nuk do të isha vetëm një vegël e tij dhe do të më paguante për këtë. Por duke qenë se do ishte një personazh i famshëm dhe pak kriminel, nuk pranova”.

Ajo thotë se personazhi në fjalë është deputet i PD, por nuk ka qenë kurrë ministër.

Madje ajo thotë se një person, që i është prezantuar sikur vjen nga kryeministria, i ka bërë ofertë që të tregojë emrin e deputetit të PD, por ajo ka refuzuar.

Sipas Ndojt, lidhjet e këngëtarëve me deputetë janë normale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat