Qytetarët indianë të mërzitur nga Beyonce dhe Coldplay

Mediale Vip

Qytetarët indianë të mërzitur nga Beyonce dhe Coldplay

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 22:36

Ka patur reagime të shumta në Indi në lidhje me hitin më të ri të publikuar nga Beyonce dhe Coldplay. Reagimet kanë ardhur pasi videoklipi është xhiruar pikërisht në këtë vend.

Hiti “Hymn for the weekend” është ritmike, por për indianët videoklipi i tij nuk tregon asgjë tjetër, veçse klishe për vendin e tyre, nga tempujt e shenjtë, tek riti ku njerëzit kërcejnë me trupin e lyer me bojë çka sinjalizon për ta mbërritjen e pranverës, apo deri tek hipnotizimi i gjarpërinjve nëpërmjet instrumentit indian pungi.

Ndërkohë, një gazetar i mirënjohur vendas ka shkruar në “Twitter”: “Pse nuk e kuptojnë të huajt se India e vitit 2016 nuk është më kjo?! India ka njerëz të rinj, të edukuar, me ndikim dhe të paraqitshëm gjithashtu!”.

Për sa u përket mediave online, indianët thonë se Beyonce ka përvetësuar kulturën e tyre. Në videoklip pop-stari luan rolin e një ylli të Bollywoodit indian.

Ndërsa, për pjesën tjetër të botës, bashkëpunimi ashtu sikurse ka edhe titullin, duket se është kthyer në një “himn” të këtyre ditëve që pas publikimit. Kënga numëron 27 milionë klikime dhe vlerësime të shumta nga fansat e Beyonce dhe Coldplay.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat