Florida, shitet 23 mln $ vila ku ka jetuar John Lennon

Mediale Vip

Florida, shitet 23 mln $ vila ku ka jetuar John Lennon

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 22:46

Vila “El Solano” në Palm Beach të Floridas në SHBA është shitur për rreth 23 milionë dollarë. John Lennon e Yoko Ono e kishin blerë në vitin 1980, në të njëjtin vit kur vdiq ish-këngëtari i famshëm britanik i Beatles.

Vila 720 e “South Ocean Boulevard”, në stilin mesdhetar, është e projektuar nga arkitekti Addison Minzer dhe ishte ndërtuar në vitin 1919. Çifti e kishte blerë për 725 mijë dollarë: pas vdekjes së John Lennon, gruaja e tij Yoko Ono e rinovoi plotësisht, por në vitin 1986, e shiti për 3.2 milionë dollarë.

“El Solano” shtrihet në një sipërfaqe totale prej më shumë se 1000 metrash katrorë, një plazh privat, një fushë tenisi dhe dhjetëra dhoma gjumi. Dy shtëpitë për miqtë, janë të lidhura me ndërtesën kryesore përmes një lloj ure në kat të dytë.

Sipas “palmbeachdailyneës”, “El Solano” është blerë nga investitori John C. Sites e nga gruaja e tij Cindy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat