Nuk i shohim shpesh këto skena në ekranet shqiptare (Video)

Mediale Vip

Nuk i shohim shpesh këto skena në ekranet shqiptare (Video)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:03

Surprizat për ditëlindje në televizionin News24 nuk kanë të sosur.

Këtë radhë, në ‘rrjetën’ e surprizës ka rënë spikerja dhe gazetarja Ola Bruko Papaproko.

Gjatë edicionit të lajmeve, Ola Bruko duhet të zhvillonte një bisedë direkte më zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në kuadër të Ditës Botërore kundër SIDA­s.

Por biseda doli më intime seç duhej sepse nga ana tjetër e telefonit nuk ishte zoti Rrjepaj, por bashkëshorti i gazetares, Andi Papaproko.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti, ata të punës tënde ta fusin!”, i thotë ai me shaka, kurse gazetarja shpërthen në të qeshura dhe bën habi sesi nuk e ka njohur zërin e të shoqit.

“Ua si nuk e njoha zërin tënd, e tmerrshme…”, thotë Ola Bruko. “Për këtë temë flasim më vonë, që nuk ma njofte zërin…”, i thotë bashkëshorti me të qeshur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat