​Artisti boshnjak Zijah Sokolloviq sonte në Prishtinë

Mediale Vip

​Artisti boshnjak Zijah Sokolloviq sonte në Prishtinë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:16

Do të mbahet sonte në Qendrën Multimediale në Prishtinë një mbrëmje teatrore-letrare e aktorit, shkrimtarit dhe regjisorit të mirënjohur të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zijah Sokolloviq.

Mbrëmja me Sokolloviqin, të cilën e mbështet Këshilli për Bashkëpunim Regjional (RCC) fillon në orën 20.00.

Zijah Sokolloviq është një artist i çmuar i cili ka punuar shumë anembanë Ballkanit Perëndimor, në Slloveni, Kroaci dhe Austri, si dhe në vende të tjera të botës. Ai është drejtori i Theaterlandit në Salzburg dhe profesor në Bruckner Konsevratorium në Linz. Ka luajtur në filma të shumtë, programe televizive dhe shfaqje, por ndoshta më së shumti njihet për dy shfaqjet e tij individuale – “Artisti ... është artist ... është artist” (Glumac je… glumac je… glumac) dhe “Kabares kabare”.

Aktivitetet e RCC janë të përqendruara në promovimin dhe avancimin e bashkëpunimit regjional në Evropën Juglindore (EJL) dhe mbështetjen e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike të shteteve aspiruese. Fushat kryesore të punës së RCC-së qëndrojnë në sferat e zhvillimit ekon omik dhe social; energjisë dhe infrastrukturës; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit në siguri; ngritjes së kapitalit njerëzor; bashkëpunimit parlamentar, aktiviteteve të shoqërisë civile etj. Pjese përbërëse e të gjitha këtyre aktiviteteve që përqendrohen në ringjalljen ekonomike dhe prosperitetin janë edhe nxitja e bashkëpunimit regjional në art dhe kulturë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat