John Newman: Rakia e Shqipërisë e fortë si karburant aeroplanësh

Mediale Vip

John Newman: Rakia e Shqipërisë e fortë si karburant aeroplanësh

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:56

Këngëtari i famshëm John Newman ishtë mbrëmë në Tiranë, ku ka performuar para publikut shqiptar. 25-vjeçari që kryeson top listat britanike, pak përpara se të këndonte “Love me again”, apo hite të tjera në sheshin “Skënderbej”, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Select” ku ka rrëfyer jo vetëm për jetën e tij profesionale por edhe atë private.

Pas pritjes se ngrohte që i eshte bere ne Shqipëri, John ka provuar pijen alkolike tradicionale të shqiptarëve ‘rakinë’ të cilën ia ka ofruar stafi i emisionit. Gota e parë i është dukur shume e fortë këngëtarit.

“Duket si karburant aeroplanësh. Vendoseni në aeroplanë” : është shprehur ai duke qeshur. Gjithsesi ai bashkë me bandën e tij e konsumuan të gjithë shishen gjatë natës së bardhë.

Ndër të tjera John ka treguar se nuk ka pasur një jetë të lehtë gjatë fëmijërisë së tij. Ai ka jetuar në një lagje të varfër dhe i është dashur ta shtyjë ditën me 1 dollar.

“Dështova të bëhem mekanik. Po punoj për albumin e radhës. Jam në kërkim të përsosmërisë. Dua që albumi im i tretë të jetë më i miri. Kam mësuar shumë nga albumi im i dytë, pashë tek ai çfarë shkoi dhe ku gabova, ndaj dua shumë që muzika që do të bëj nesër të jetë edhe më e mirë”, vazhdoi Newman.
Jeta e tij sot ka ndryshuar katërcipërisht. Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm britanikë, me axhendë të ngjeshur e me ambicje të mëdha për të ardhmen.

John Newman ka treguar se është fans i Beyonce-s, i pëlqen fuqia e DIVA-s që ka në skenë, e njëkohësisht pëlqen edhe Adele e Amy Winehouse.
Ndërkohë ylli i muzikës britanike ka rrëfyer se për Vitin e Ri do sjellë këngë të reja dhe disa bashkëpunime interesante.

“Po punoj me artistë të tjerë për t’i zhvilluar, kam hapur shtëpinë time diskografike dhe po mendoj edhe për aktrimin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat