Ari Blue vjen e nxehtë në klipin “Hajde ma ngat” (Video)

Mediale Vip

Ari Blue vjen e nxehtë në klipin “Hajde ma ngat” (Video)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:24

Këngëtarja e re shqiptare, Ariana Plakiqi, e njohur si Ari Blue, ka lansuar këngën e saj të re “Hajde ma ngat”.

Tekstin e këngës e ka shkruar reperi ferizajas 2Ton, ndërsa për muzikën është përkujdesur Alandy.

“Max Production” ka realizuar videoklipin e këngës.

“Hajde ma ngat” është kënga e dytë e publikuar nga Ari Blue. Ajo më herët gjatë vitit kishte lansuar “M’kujton”.

Këngëtarja e rritur në Gjermani, pas lansimit të projektit të parë kishte thënë se synon të futet në tregun e Kosoves.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat