Rrëfehet Ingrit Gjoni

Mediale Vip

Rrëfehet Ingrit Gjoni

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:03

Ajo është një nga femrat që gjithmonë i ka rezistuar kohës që nga daljet e para. Një këngëtare me fat dhe një femër që duket se i ka arritur të gjitha. Që nga dalja në skenë kur ishte 17 vjeçe e deri më sot Ingriti e kujton me shumë dashamirësi atë periudhë.

“Çdo gjë ka kohën dhe ciklin e vet, jam e kënaqur që në këtë cikël kam ndenjur gjatë se ne kemi dal që 17 vjeçe në ekran dhe cikli i këngëtareve nuk jeton gjatë jeton 2-3 vera dhe sot e kësaj dite qesh kur shkoj në koncert dhe mbushen lokalet sa them: o Zot sa qejf që njerëzit të duan se edhe pse jam mbi të 30 prapë vijnë se ne jemi mësuar shumë para publikut dhe kemi relativisht 14 vite që shkojmë mirë kur shohim se gjërat veniten themi se kemi qenë me fat’’, shprehet këngëtarja në këtë bisedë duke shtuar se e merr malli edhe për jetën që ka kaluar pasi ka qenë shumë me fat.

“Me thënë të drejtën më merr malli për gjitha, një jetë e kaluar shumë bukur me fat, por nuk më pengon jeta që kam tash sepse është periudha më e mirë për mua”, shton më tej këngëtarja Gjoni e cila për momentin është në garë tek “Dance with me” dhe po ia del shumë bukur.

Por a kanë probleme aty si grup?

“Jemi shumë grupi mirë dhe nuk kemi parë probleme, të paktën jo hapur, ka një lloj mirëkuptimi në punë nuk kemi teke, mundohemi gjithë kohës të ndihmojmë njëri-tjetrin, në kompeticione tjera kur dëgjoj se ka keqkuptime çuditem’’, thotë Ingriti e cila tashmë është nënë e një djali dhe po e shijon shumë këtë gjë. Duket sikur nuk i mungon fama dhe vëmendja.

“Kur bëhesh nënë dhe rritesh mua më duket sikur i kam të gjitha jetoj shum mirë kam jetë të bukur se kam punuar, më vjen keq të ndaj jetën e mirë me njerëz që do ndiheshin keq, kur isha më e vogël mundohesha të nxirrja makinat luksoze dhe veshjet nëpër gazeta por kur e mendoj them çfarë qejfi është të shesësh mend se kam atë apo këtë’’.

Ndërkohë që jeta private për të është e shenjtë, nuk dëshiron të flasë shumë por shprehet se është në top formë dhe se mediat atë punë kanë.

“Media këtë punë ka, nuk është se kam folur nuk është se e ndaj jetën time private nuk ka diçka për të fshehur, por nuk është se e nxjerr në foto edhe djalin se kam fiksimet e mia, jam në top formë, jeta është normale dhe nuk ka ndryshuar asgjë”, shprehet për fund këngëtarja Gjoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat