Sa euro pagoi Ardit Gjebrea për prezantuesen e “Kënga Magjike”?! (Foto)

Mediale Vip

Sa euro pagoi Ardit Gjebrea për prezantuesen e “Kënga Magjike”?! (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:30

Prezantuesi Ardit Gjebrea vetëm para pak ditëve kishte bërë me dije që këtë vit në rolin e prezantueses në “Kënga Magjike 2015”, do ta ketë modelen shqiptare, Almeda Abazi.

Bukuroshja e cila është njëherësh edhe e dashura e aktorit Çënar, është thënë të ketë marr një shumë të madhe të parave për të qenë pjesë e “Kënga Magjikë 2015”.

Por mesa duket ky lajm rezulton të jetë i pavërtetë, kështu ka deklaruar vetë Ardit Gjebrea i cili përmes një postimi ka thënë se është fyer nga thashethemet që kanë aluduar se ai ka paguar modelen 20 mijë euro.

“më pyesin sa të kam paguar për #kengamagjike2015 dhe ka dalë (nuk di nga) një shumë 20 mijë euro.
Jam fyer!!! Pse, kaq pak mendojnë se vlen ti??? Hahahahahahahahahahahaha
Mos ja trego këtë lajm menaxhmentit tënd se do na vrasin të dyve! 😉 E kupton ti sa te pasur jemi ne? Hahahaha Qofshim si na dijne! 🙏🙏🙏
Mirardhsh!”, ka shkruar Arditi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat