Michele Obama pret pemën e Shtëpisë së Bardhë (Video)

Mediale Vip

Michele Obama pret pemën e Shtëpisë së Bardhë (Video)

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:56

Zonja e parë e Shteteve të bashkuara të Amerikës, Michele Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, pemën e Krishtlindjeve, një pemë e tipit Fraser fir nga Lansdale, penslivani, 5.5 metra të gjatë.

Pema është sjellë deri në hyrjen kryesore të shtëpisë së bardhë nga një kalë që tërhiqte karrocën teksa në sfond dëgjohej kënga tradicionale “Oh Christmas tree”.

Pema, që do të vendoset në dhomën blu të shtëpisë së bardhë, ka ardhur nga ferma e pemëve të Krishtlindjes Bustard në Pensilvani.

Zonja e parë Michele Obama tha se e ka marrë pemën si dhuratë nga i zoti i fermës, Jay Bustard, dhe është pema që fitoi konkursin në muajin korrik, si pema kombëtare e Krishtlindjeve.

Kjo pemë është mbjellë në Pensilvani që në vitin 2001 dhe u pre në fillim të kësaj jave për tu dërguar në shtëpinë e bardhë, pasi ishte përzgjedhur fillimisht nga punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat