Di Caprio tenton sërish çmim Oscar me filmin “The Revenant”

Mediale Vip

Di Caprio tenton sërish çmim Oscar me filmin “The Revenant”

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:19

Pas 5 kandidimesh aktori tenton sërish të fitojë cmimin prestigjioz me filmin e tij më të ri. Leonardo Di Caprio dhe regjisori fitues i Statujës së Artë, Alejandro Gonzales Inarritu (Injaritu) kanë dhënë një intervistë të përbashket me rastin e promovimit të filmit. “The revenant” do të shfaqet në kinematë europiane duke filluar nga muaji janar.

Filmi është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe tregon historine e gjuetarit të lëkurëve, Hugh Grass. Mbijetesë dhe kërcënim, jemi në vitet 1920 të shek 18. Grass i shpallur i vdekur pas një sulmi nga një ari dhe i braktisur nga miqtë, betohet për hakmarrje ndaj atyre që e braktisën dhe ndaj autorëve të vrasjes së të birit, të lindur nga marrëdhënia me nje grua indiane, edhe ajo e vdekur tashmë.

Pjese e kastit janë aktorë të njohur si Tom Hardy, Dominc GleEson dhe Lukas Haas. I xhiruar kryesisht në shtetin e Albetas në Kanada, dhe me një buxhet prej 135 milionë dollarësh. Xhirimet kanë qenë një ferr i vërtetë, nëntë muaj lodhje e tejskajshme dhe kushte extreme. Një film brutal, dhe fjalët e regjisorit trondisin akoma edhe më shumë. Ai shprehet se “dhuna nuk me intereson, por në këtë rast ishte e paevitueshme. Kisha nevojë të kuptoja si do reagonte protagonisti ndaj saj.”

Di Caprio, i ulur pranë regjisorit gjatë konferences, tha: Tentoj të bej filma të dhunshëm, kjo nuk mohohet, por në këtë rast dhuna ishte e nevojshme për narrativën e filmit. Me tëj aktori tha se ky ishte filmi më i vështirë që kishte realizuar gjatë gjithë karrierës së tij. “Ka zëra se kam fjetur në një kasolle kafshësh, por nuk mështë e vërtetë, ka fjetur përsonazhi im jo unë. Vështirësia më e madhe ishte për shkak të të ftohtit, kemi xhiruar në temperature deri në 15 gradë celcius, dhe ngoreshim me një ventilator, që herë pas here bllokohej.”

Ndërsa regjisori Inarritu, duke folur për vështirësitë që kishin kaluar në xhirime tha: “Ndjehem i ringjallur por edhe pak idiot, unë jam meksikan, një njeri i rritur në temperatura tropikale që shkon e xhiron në mes të dëborës… Një vit më parë, Clint Eastëood më tha se i kishin ofruar një rol në një film ëeatërn, por duhet të xhirohej në dimër, dhe nuk kishte pranuar. Tani e kuptova që nuk jam edhe aq i zgjuar.”

“Ideja për këtë film ishte e producentit, Steve Golin, i cili para pesë vjetëve më tregoi një pjesë të skenarit dhe pasi e lexova, pranova menjëherë. Isha mërzitur me qytetin, doja të bëja një film në natyrë, në qetësi,ishte si një ëndërr. Por nuk e mora me mënd që do të ishte kaq e vështirë. Por jam krenar, sidomos që munda të mbijetoj.”

Ndërsa Di Caprio, i pyetur nëse i pëlqejën aventurat ekstreme tha: “Kam kaluar shumë aventura të rrezikshme, njeherë më sulmoi një peshkaqen, teksa isha nën ujë në një kafaz, në Australi, por nuk do të bëja përsëri. Megjithatë, eksperienca ime nuk mund të krahasohet me jetën e pionerëve të “The revenant” në atë kohë. Burra si Glass, apo sic e quanin ndryshe “burri kalë”, nuk lindën më!”

Leonardo Di Caprio konsiderohet një nga aktorët të nominuar më shpesh për çmimin Oscar vitet e fundit, aq shpesh sa rreth këtij fakti kanë filluar të profetizohen dhe aludohen mallkime të mundshme, të cilat nuk do t’i lejojnë kurrë që ai të vlerësohet nga Akademia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat