E rrallë: Modelja prezanton Kosovën si shtet në OKB

Mediale Vip

E rrallë: Modelja prezanton Kosovën si shtet në OKB

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:14

Atë që s’po munden ta bëj politika, po e bën më së miri arti.

Kosova është përfaqësuar në Kombet e Bashkuara si shtet përmes “Miss Earth 2014”.

Bëhet fjalë për Kaltrina Nezirin, e cila ka mbajtur një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) me seli në Vjenë të Austrisë.

Bukuroshja këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë personale të Instagramit teksa shprehet se ndihet e lumtur me këtë arritje të madhe për Kosovën.

“A e dini pse jam e lumtur?! …Sepse në korridorin e kësaj ndërtese u dëgjua fuqishëm emri KOSOVË! Në vendin ku fatkeqësisht nuk jemi pjesë e saj, aty ku nuk valonte flamuri ynë. Jam e gëzuar që Miss Earth më dha mundësinë të hy në ndërtesën e Kombeve te Bashkuara (UNITED NATIONS) në Vjenë dhe të them me shumë krenari, unë vi nga Kosova!”, ka shkruar Neziri në Instagram.

Kujtojmë se Kaltrina vitin e kaluar triumfoj në garën e “Miss Kosovës”, ku morri titullin e “Mis Earth” dhe fitoi të drejtën me prezantuar shtetin tonë në eventet botërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat