Aurela Gaçe: Kam rrahur dikë për motrën time (Foto)

Mediale Vip

Aurela Gaçe: Kam rrahur dikë për motrën time (Foto)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 00:57

Pasi postoi këtë foto në Instagram, Aurela na sqaroi të gjithëve se për motrën e saj Blertën, ajo bën gjithçka. Diferenca prej 11 vitesh e ka bërë Aurelën tepër te kujdesshme ndaj Blertës.

Madje njëherë paska rrahur një person per te mbrojtur motren dhe nga grushti i fortë që i ka dhënë, e paska ende gishtin e dorës të shtrembëruar. Ufff kjo Aurela, nuk i la njëherë këto.

AURELA: Ehhhhhh, më duhet të them se unë isha 11 vjeçe kur Blerta erdhi në jetë. Isha koshiente se çfarë dhurate mora. Vëllai ishte më i vogël dhe, nuk di, ndjesitë mund të kenë qenë të ndryshme për ne. Unë di të them se, që nga ai moment, unë mora rol mëmësie pa dashje. E ushqeja kur mami ishte në punë, e laja, e ndërroja... E, normal që e kam lënë edhe të qajë, sa kanë arritur komshinjtë të lajmërojnë prindërit, se unë flija dhe nuk dëgjoja asgjë (qesh). Sado që mundohesha, isha edhe vetë fëmijë. Pyetje - A ishte Blerta, kukulla jote e preferuar? Kukulla the? S’kam lënë çentro divanesh pa i vendosur në kokë. Kur mbushi 1 vjeç, mami e babi ia kishin prerë flokët ndërkohë që unë isha në shkollë. Sa hyra në derë, e mbajta frymën te krevati i saj. Oh sa kam qarë kur pashë që ia kishin hequr ondet e bukura! Kam arritur të shkoj te koshi i përbashkët i plehrave, që t’i gjeja e t’i merrja. Kukull është pak të them. Pyetje - Aurela ka qenë gjithmonë ‘mbrojtësja’ jote, Blerta... A ka pasur momente kur ke dashur që ajo të mos përzihej në punët e tua? BLERTA: Aurela është sot e kësaj dite protektive. Mendoj që do të jetë gjithmonë. Mendoj që, të gjitha motrat e mëdha e kanë këtë ndjesi. Kemi respekt për njëra-tjetrën dhe të jesh protektive nuk do të thotë që ajo ndërhyn apo “përzihet” me çdo punë timen. Pyetje -Ne dimë që Aurela është zënë edhe me grushte për ty... Apo jo? BLERTA: (Buzëqesh) Është e vërtetë. Kur kam qenë e vogël, ka qëlluar dikë me grusht. Madje, edhe sot e ka një gisht të dorës jo aq të drejtë. Ajo mund ta tregojë vetë këtë histori, se e tregon shumë bukur (buzëqesh). Www.revistawho.com @eraldorexho @Geljantkaleci foto @jonipeci dress @suela_cangu hair&Make up Vila Alehandro

A photo posted by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat