Will & Jada, sekreti për një martesë të lumtur…

Mediale Vip

Will & Jada, sekreti për një martesë të lumtur…

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:46

Will dhe Jada Smith, të martuar prej 20 vitesh, janë një ndër çiftet më të dashur të Hollivudit. Por nëse e keni pyetur ndonjëherë vetën se kush është sekreti i kësaj martese të lumtur, përgjigjja vjen nga vetë Will Smith.

“Kemi 20 vjet të martuar dhe e kemi pyetur vetën se kush është në fakt sekreti i martesës, dhe sinqerisht mund t’ju them se nuk duhet të heqësh dorë”, u shpreh aktori 47-vjeçar në premirën e filmit të tij “Concussion”, teksa shoqërohej nga bashkëshortja Jada.

“Nuk mund të presësh që gjithçka të jetë e thjeshtë. Martesa ndonjëherë është e vështirë, rraskapitëse dhe torturuese, por ne sërish nuk kemi hequr dorë prej saj,” tha Smith, duke mohuar zërat për një divorc të mundshëm të çiftit.

“Nesë po më kërkoni një sekret mund t’ju them se ne asnjëherë nuk e kemi përzier punën me marrëdhënien tonë.

Kemi punuar secili individualisht dhe i kemi zgjidhur problemet me vetën fillimisht.”

Will dhe Jada u martuan në dhjetor të 1997 dhe kanë dy fëmijë, djalin Jaden Smith, 17 vjec, dhe vajzën Willow Smith, 15 vjec. Will ka edhe një djalë 23-vjeçar, Trey Smith nga martesa e tij e parë me Sheree Zampino.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat