E sfidova veten dhe ia dola

Mediale Vip

E sfidova veten dhe ia dola

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:07

Është një artiste e re por që po pëlqehet shumë, e ajo e ka llogaritur mirë kur ka nisur të hyjë në rrugën e muzikës. Quhet Edita Gashi, këngëtarja sharmante nga Peja e cila rrëfen për gazetën “Bota sot” se si ka nisur të krijojë personalitetin dhe stilin e saj në muzikë, qe megjithëse ka nisur shumë kohë më parë të ndjekë artistë më të mirë shqiptarë, ajo don të jetë vetvetja, e madje tashmë ka krijuar fansat e saj. Edita tregon edhe për angazhimet e shumta dhe ftesat që ka nga produksionet në programet festive të fundvitit e gjithashtu na tregon për bashkëpunimet që do të vijnë dhe ka kuptuar se si mund të arrijë majat e suksesit.

“Bota sot”: Edita le t’ju njohim pak se nga jeni dhe ku jetoni?

-Po emri im është Edita Gashi dhe jetoj dhe veproj në Pejë.

“Bota sot”: Deri tani sa këngë keni më treg?

-Deri tani i kam 3 këngë dhe një potpuri tashmë dhe në këtë vit kam marrë pjesë në shumë xhirime të programeve festive të Vitit të Ri. Dhe tash jam e angazhuar dhe e gatshme të bëj disa këngë edhe me spote ku shumë shpejt edhe do të lansohen në treg.

“Bota sot”: E vërtetë se ju i keni ndjekur gjithmonë artistët e njohur dhe tashmë je bërë kolege me ta?

- Po është e vërtetë që kam shumë kolegë artistë/e dhe kjo më bëri më shumë që të futem edhe unë në botën e muzikës pasi e sfidova veten me shumë mund edhe ja dola, ku tashmë edhe jam pjesë e përdishme e tyre.

“Bota sot”: Cila apo cili është një artist i madh për ty që ke dëshirë të jesh si ajo apo ai?

-Artistët janë të shumtë që mua më pëlqejnë, po si asnjëri nuk mendoj të bëhem, unë jam vetvetja dhe me këtë që e kam i falenderohem Zotit.

“Bota sot”: Ndonjë klip a po mendon të kesh?

- E thashë edhe më lart po do të kem shumë shpejt.

“Bota sot”: Po ndonjë duet dhe me kë po mendon ta sjellësh?

-Këto ditë e kam bërë një duet, i cila është një potpuri ku më së shumti i është kushtuar programit të Vitit të Ri me një këngëtar nga Peja, i cili është Afrim Ukaj, ku shumë shpejt po mendoj edhe bashkëpunime të tjera me shumë artistë të tjerë që kur të jenë konkrete do t’i zbulojmë.

“Bota sot”: E rëndësishme për ty bukuria te një artiste?

-Po bukuria ajo kuptohet se çdo here je para kamerave dhe publikut, po të kesh një bukuri tërheqja tek publiku është më e madhe, po tjetra është të kesh bukuri e mos t’jesh talent, atëherë besoj se nuk mund të arrish majat e suksesit.

“Bota sot”: E të vjen mirë që tashmë po të thërrasin këngëtarja e re simpatike?

- Po ajo kuptohet se më vjen mirë, unë e vlerësoj këtë shumë se do të thotë se jam e pëlqyer te fansat.

“Bota sot”: Ke frikë se në këtë rrugë ka shumë artistë dhe artistët e rinj nuk dihen se si priten?

- Jo nuk kam frikë se deri më tani më kanë pritur shumë mirë, dhe besoj se çdo herë dhe me secilin do të kem raporte të mira me ta.

“Bota sot”: Po nëpër dasma ke kënduar apo mendon të këndosh?

-Po kam kënduar dhe do të këndoj prapë, dhe kam shumë oferta me kolegë të ndryshëm.

“Bota sot”: Po ndonjë festival shqiptar mendon të konkurosh dhe në cilin do të doje?

-Po do të këndoj shuëm shpejt, ku dhe jam e ftuar në një festival në Shkodër dhe në shumë të tjera do të marrë pjesë.

“Bota sot”: Tani në programet e Vitit të Ri the se do të jesh, po në koncerte a kanë nisur ftesat?

-Po në programet e Vitit të Ri këtë vit kisha ftesa dhe isha pjesëmarrëse në shumë produksione dhe po vazhdoj të marrë pjesë, por dhe ku dhe ftesat vazhdojnë të jenë të shumta. Kur jemi te koncertet jam e ftuar në disa koncerte në Gjermani dhe në Zvicër.





Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat