John Legend publikon lajmin: Së shpejti baba (Foto)

Mediale Vip

John Legend publikon lajmin: Së shpejti baba (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 20:44

Këngëtari John Legend do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Legend bëri publik lajmin në llogarinë e tij në “Instagram”, ku publikoi një foto së bashku me modelen Chrissy Teigen.

Këngëtari shprehet se prej kohësh po tentonin për të patur një fëmijë dhe pas kaq shumë përpjekjesh ia dolën.

“Qëllimi ynë më i madh ishte të sillnim në këtë botë një fëmijë dhe të zgjeronim familjen tonë. Jam shumë e lumtur që ndodhi. Ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë tuaj”, përfundon Chrissy në rrjetet sociale.

Çifti në fjalë është fejuar në vitin 2011 dhe më pas në vitin 2013 kanë realizuar ceremoninë e dasmës në liqenin e Comos në Itali.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat