Në Shkup do të mbahet festivali i muzikës xhaz, “Skopje Jazz Festival 2015”

Mediale Vip

Në Shkup do të mbahet festivali i muzikës xhaz, “Skopje Jazz Festival 2015”

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:54

Drejtori i festivalit, Oliver Belopeta, tha se festivali synon të ruajë reputacionin të cilin e ka ndërtuar ndër vite, por në të njejtën kohë siç tha, dëshiron të kënaqë shijen e publikut i cili viteve të fundit me vëmendje të veçantë ndjek performimet në kuadër të tij

Nga data 15 deri më 18 tetor, kryeqendra e Maqedonisë, Shkupi , do të mirëpresë performuesit me famë botërore të muzikës xhaz, në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Skopje Jazz Festival 2015”, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i festivalit, Oliver Belopeta, tha se festivali synon të ruajë reputacionin të cilin e ka ndërtuar ndër vite, por në të njejtën kohë siç tha, dëshiron të kënaqë shijen e publikut i cili viteve të fundit me vëmendje të veçantë ndjek performimet në kuadër të tij.

“Jemi dëshmitarë se viteve të fundit kemi një gjeneratë tërësisht të re, e cila mirëpret zhvillimet në skenën e xhazit dhe din të dallojë se vallë është e popullarizuar ose avangarde, për çka dëshmon edicioni i vitit të kaluar” deklaroi Belopeta.

Ai sqaroi se festivali është i hapur për prurje të reja që bartin idiomën e xhazit prandaj do të ketë edhe muzikë ambientale, dhe të improvizuar.

Për katër ditë sa zgjatë festivali, në skenën e Operas dhe Baletit në Shkup do të performojnë James Blood Ulmer, Gianluca Patrella, Joachim Kuhn, Avishai Cohen Trio, dhe artistë tjerë që gëzojnë reputacion ndërkombëtar.

Festival i xhazit në Shkup është njëri nga evenimentet më të rëndësishme muzikore në Maqedoni, ndërsa edicioni i parë i tij u mbajt në vitin 1982 dhe i njëjti është anëtarë i Rrjetit Evropian të Xhazit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat