Si e lanë duhanin mamatë e famshme

Mediale Vip

Si e lanë duhanin mamatë e famshme

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 10:36

Derisa disa nëna të famshme nuk kanë mundur të përmbahen, disa së paku për një periudhë të gjatë kanë hequr dorë nga cigarja, së paku gjatë shtatzënisë.

Cigaret na asocojnë në një aromë dhe shprehi jo aq të këndshme. Kur i shohim damat e famshme të Hollivudit me cigare në dorë, kryesisht dëshpërohemi dhe ato bëhen më pak atraktive dhe interesante.

Këto dama janë vërtet duhanpirëse të pasionuara dhe rrallë prej tyre kanë hequr dorë nga kjo shprehi, pa marrë parasysh se çfarë pasojash kanë pasur për karrierat tona.

Derisa disa nëna të famshme nuk kanë mundur të përmbahen, disa së paku për një periudhë të gjatë kanë hequr dorë nga cigarja, së paku gjatë shtatzënisë.

Besoni apo jo, Jennifer Lopez është duhanpirëse e pasionuar, edhe pse vërtet mirë di të fshihet nga publiku dhe paparacët. Por gjatë shtatzënisë ajo ka hequr dorë nga duhanpirja, por ia kishte filluar menjëherë pas lindje së binjakëve të saj, Emma dhe Maxx.

Por duket se çfarëdo shprehi e keqe që ajo ka nuk ka ndikuar aspak në karrierën e saj, pasi ajo vazhdimisht lulëzon.
Aktorja e famshme dhe humanistja e madhe Angelina Jolie e ka lënë duhanin vetëm derisa në stomakun e saj bartte vajzën Shiloh dhe gjatë shtatzënisë së dytë kur ishte shtatzënë me binjakët e saj, Vivien dhe Nox, të cilët i ka lindur me bashkëshortin e saj të famshëm Brad Pitt.

Derisa ishin shtatzënë duhanin e kanë braktisur edhe yjet si: Alisa Milano, Lily Allen, Jessica Alba dhe Gwyneth Paltrow.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat