​Ardian Bujupi sjell karrierën e tij në këngë dhe video

Mediale Vip

​Ardian Bujupi sjell karrierën e tij në këngë dhe video

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 08:06

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton në Gjermani dhe ka zhvilluar karrierën atje do të vije me diçka te re.

Pas koncerteve të shumta që kishte gjatë sezonit veror, menaxheri i tij Egzon Krasniqi, tregon për KosovaPress, se Bujupi tashmë ka gati këngën e re dhe është në përgatitje të videos.

Këngëtari që u bë i njohur nga spektakli “DSDS” pritet që shumë shpejt të lansojë këngën “Ich Komme 2005”, që do të tregojë të gjitha ecjet e Ardianit nëpër vite e deri më tani.

Dy fotografi të siguruara shihen pjesë të videos gjatë xhirimit.

Në fotografi shihet edhe Zazou njëra nga pjesëmarrëset në “DSDS”, e cila dikur ishte e dashura e Ardianit.

Egzon Krasniqi, tregon po ashtu për KosovaPress, se pas përfundimeve të këtyre xhirimeve Ardiani po përgatitet për një koncert në Shqipëri, por nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ndodh kjo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat