Erkan Musliu gati hitin e ri

Mediale Vip

Erkan Musliu gati hitin e ri

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:00

Një artist i cili këndon që në fëmijërinë e tij. Është ky këngëtari Erkan Musliu dhe ne mësojmë se ka gati të sjellë klipin e këngës më të re me titull “Fale”, me teskt nga Arsim Bunjaku dhe orkestrim nga Alban Furtuna, ku do të jetë një këngë ritmike dhe padyshim një hit.

Këngëtari jeton dhe këndon në Zvicër duke argëtuar çdo fundjavë fansat e tij në diskotekën e njohur “Boleros”, ndërsa ka lindur dhe është me origjinë nga Kumanova. Pas suksesve që kishte me dy albumet e para e sidomos me këngët shumë të dëgjuara “Krejt kofshin fal” dhe “Sytë e mi”, “1 milion dollarë”, apo “Larg nga unë” në duet me Valbona Spahiun, Erkani do të sjellë shumë shpejt hitin e tij më të ri, edhe me videoklip të bukur i cili është realizuar tashmë nga produksikoni “Max Production”.BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat