Teuta: Gjërat nuk i shohim ashtu si janë (Foto)

Mediale Vip

Teuta: Gjërat nuk i shohim ashtu si janë (Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:36

Aktorja Teuta Krasniqi në një farë forme ka hedhur poshtë pohimet nëpër media se ajo mund të ketë kontaktuar me të dashurin e ri Adonisin, edhe kur ishte e martuar me Bleron.

Aktorja e cila konfirmoi për mediat vendore ditë më parë lidhjen me Adonis Morinën, tranerin e fitnesit të njohur në Prishtinë, tash ka rënë nën akuza se mund të ketë kontaktuar me të kohë më parë që prej se ishte e martuar.
Dhe Teuta ndaj këtyre zërave dhe raportimeve të mediave ka reaguar me një foto ku tregon se ne nuk i shohim ashtu si janë.

“Ne nuk i shohim gjërat ashtu si janë, ne i shohim gjërat, ashtu sikurse që jemi”, shkruan në foton e postuar nga Teuta.
Nuk dihet ende nëse Teuta ka hedhur poshtë këto raportime, por mbetet të shihet nëse ajo do të dalë vet për të folur për këto akuza që janë mjaft të rënda ndaj saj.
Po ashtu ka munguar një reagim i këngëtarit Blero, i cili ende nuk ka folur për raportimet e tilla dhe sidomos të dashurin e ri të Teutës, Adonis Morinën.

Dicka me te sakte moti s'kam lexu 👌👌👌

A photo posted by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat