Ja çifti që do ta kurorëzoj Rita nesër në Kosovë (Foto)

Mediale Vip

Ja çifti që do ta kurorëzoj Rita nesër në Kosovë (Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 12:27

Këngëtarja Rita Ora tashmë gjendet në Kosovë, ku ka ardhur së bashku me familjen e saj.

Arsyeja e ardhjes së saj në vendlindje është dasma e shokut të saj të fëmijërisë, Arlit Kastratit me Filiz Salihun.

Arliti, i cili jeton po ashtu jeton me familjen në Londër, është djali i biznesmenit të suksesshëm kosovar, Nexhmedin Kastrati dhe marrëdhëniet me Ritën janë shumë të afërta.

Dasma e Arlitit dhe Filizit do të mbahet këtë të shtunë në hotelin “Emerald” të Prishtinës.

Për këtë ceremoni Rita ka udhëtuar së bashku me familjen e saj me aeroplan privat dhe gjatë kësaj kohë qëndrimi këtu ajo do ta zhvilloj edhe një takim me ambasadorin britanik në Kosovë.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat