Fama ia solli vetminë

Mediale Vip

Fama ia solli vetminë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:09

Ajo thotë se do të dëshironte që sikur çdo femër tjetër të argëtohej dhe të bëjë seks, por këtë në masë të madhe po ia pamundëson fama

Edhe pse sot është njëra nga këngëtaret më të famshme në botë, Rihanna nuk është aspak e kënaqur me statusin e saj. Ajo thotë se pavarësisht faktit se fama i ka sjellë pasuri dhe popullaritet, prapë e ka bërë atë shumë të vetmuar.

Ajo thotë se që prejse është bërë e famshme, të gjithë flasin për të, duke përfshirë edhe gjërat negative dhe kjo bën që ajo vazhdimisht të mundohet të rrijë larg nga syri i publikut. Prandaj ajo gjithnjë e më shumë po bëhet një person i vetmuar. Ajo thotë se do të dëshironte që sikur çdo femër tjetër, të argëtohej dhe të bëjë seks, por këtë në masë të madhe po ia pamundëson fama.

“Edhe unë jam vetëm femër dhe natyrisht se dua të argëtohem dhe të bëj seks, por çfarë të bëj? Të gjesh një mashkull të bukur dhe të kalosh natën me të, ai në mëngjes do të ketë një super-rrëfim për ta treguar, ndërsa unë çfarë përfitoj nga kjo.

Nuk dua ta bëj këtë. Paksa edhe fama ka të bëjë me këtë, por para se gjithash ka të bëj me mua dhe gruan në të cilën jam shndërruar. Kjo më shpëton”, ka deklaruar ajo. Në anën tjetër, Rihanna thotë se do të pauzojë nga kostumet që ia zbulojnë trupin, pasi nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se pamja e saj seksi është një dredhi. “Nuk ka më maja të gjinjve, jo ndyrësira seksi, sepse nuk dua të duket si një dredhi e imja. Kam vendosur të bëj pakëz pauzë nga veshjet seksi”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat