Charlize Theron tmerrohet nga një maniak

Mediale Vip

Charlize Theron tmerrohet nga një maniak

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:07

Ky person i kishte sjellë asaj një buqetë të madhe me lule, pastaj kishte trokitur në derën e shtëpisë së saj, duke i thënë personelit të aktores se nuk do të largohej nga aty përderisa ajo nuk del për të biseduar me të

Charlize Theron është dashur të thërrasë policinë kur një mashkull i panjohur është paraqitur para shtëpisë së saj dhe ka refuzuar që të largohet nga prona e saj. Ky person i kishte sjellë asaj një buqetë të madhe me lule, pastaj kishte trokitur në derën e shtëpisë së saj, duke i thënë personelit të aktores se nuk do të largohej nga aty përderisa fituesja e Çmimit “Oskar” të dilte për të biseduar me të.

Dhe menjëherë ishte thirrur policia, e cila e ka arrestuar personin në fjalë, i cili në disa qaste kishte filluar të bëhej edhe i dhunshëm. Pas arritjes së policisë, Charlize kishte dalë tek dera e shtëpisë dhe shihej qartë se ajo ishte tejet e tmerruar nga ky incident.

Është mësuar se personi në fjalë njihet si një maniak, i cili edhe më herët ka ngacmuar personalitetet e famshme dhe disa herë ka dalë në gjyq pikërisht për këtë shkak. Aktorja në qershor të këtij viti, i kishte dhënë fund fejesës së saj me aktorin e njohur Sean Penn, me të cilin ishte njoftuar gjatë xhirimit të filmit “The Last Face”. Që nga atëherë, aktorja nuk ka qenë në ndonjë lidhje serioze, prandaj nuk është çudi që vazhdimisht ka meshkuj që i vardisen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat