Selena Gomez: Si shpëtova nga depresioni

Mediale Vip

Selena Gomez: Si shpëtova nga depresioni

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 00:51

Ndryshe nga ç’mund të mendohet, stina e verës nuk nisi në mënyrë dhe aq të lumtur për Selena Gomez. Ylli i hitit “Come and Get It” u sulmua gjatë muajit maj nga kritikat mbi pamjen e saj të pakëndshme në bikini. Akuzat dhe kritikat për një trup “të dhjamosur” ishin aq ekstreme sa këngëtares 23 vjeçare iu desh të kërkonte ndihmë profesionale për ta tejkaluar këtë traumë.

Tashmë Selena rrëfehet se ndjehej e dëshpëruar kur zbriste në aeroport dhe njerëzit bërtisnin se ajo ishte e shëndoshë. Ajo deklaron gjithashtu që ky rast për pak e bëri depresive dhe kërkoi ndihmë që të mos fshihej në një dhomë, por të ishte në gjendje që të vazhdonte jetën e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat