Nicki Minaj e tepron: Miley Cyrus fsheh diçka të madhe nën mbathje!

Mediale Vip

Nicki Minaj e tepron: Miley Cyrus fsheh diçka të madhe nën mbathje!

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 00:49

Nicki Minaj sulmon Miley Cyrus…përsëri! Një muaj pas përplasjes me yllin e “Wrecking Ball”, reperja 32 vjeçare duket se është kthyer t’i hedhë benzinë zjarrit. Debati fillestar ndodhi live në VMA ku dy bukuroshet e skenës iu hakërryen njëra-tjetrës dhe e lanë çështjen të hapur në tone të nxehta.

Gjithçka u bë për disa komente që Miley kishte dhënë për mediat kundër artistes nga Trinidad dhe Tobago përpara se të fillonte eventi në të cilin vetë Cyrus prezantonte. Le të themi thjesht që Nicki nuk e mori aq mirë dhe as tani, një muaj më pas, duket se nuk është qetësuar ende. Ajo thotë se Miley ka “big balls” për të bërë atë që bëri dhe për të thënë ato fjalë që tha.

Nicki deklaron që artistja 23 vjeçare duhet që jo vetëm të shijojë shoqërinë e zezakëve, por të dëgjojë edhe problemet që ata kanë, sidomos gratë zezake, të cilave nuk duhet të përpiqet t’u mbyllë gojën, ashtu siç bëri me Minaj. Fjalë të rënda nga një femër që nuk është mësuar të flasë butë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat