"U nisa për turne dhe përfundova në qendër rehabilitimi"

Mediale Vip

"U nisa për turne dhe përfundova në qendër rehabilitimi"

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:37

Gjatë një konference për shtyp, këngëtari i njohur Robbie Williams ka folur për të shkuarën e tij të zhurmshme. Ditën e martë, këngëtari britanik ka folur hapur për betejën e tij me drogën dhe sëmundjen mendore.

Williams është shprehur: “Në vitin 2006, unë u nisa për një turne botëror dhe përfundova në një qendër rehabilitimi, duke menduar se ai ishte fundi im”.

41-vjeçari ka treguar se sa e vështirë ishte për të, që të rikthente besimin në vetvete në mënyrë që të bëhej edhe njëherë ylli që kishte qenë para se të largohej nga skena. “Dalëngadalë arrita aty ku doja dhe tashmë jam në kulmin e suksesit”, është shprehur këngëtari.

Më pas ai ka shtuar: “Nuk i kam treguar askujt në lidhje me këtë. Qëndrova tre vite larg nga skena, u mora me rehabilitimin në një klinikë private, për të kuruar varësinë time ndaj drogës”.

Këngëtari britanik është i martuar me Ayda Field dhe kanë dy fëmijë, një vajzë me emrin Theodora Rose-Teddy 3 vjeç dhe një djalë që quhet Charlton Valentine Williams, 1 vjeç.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat