Ariana Grande puthet në buzë me një femër (Video)

Mediale Vip

Ariana Grande puthet në buzë me një femër (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:37

Ylli i pop –it Ariana Grande është bërë protagoniste në internet pasi postoi aksidentalisht një video ku shfaqet duke puthur në buzë mikeshën e saj, aktoren Liz Gillies.

Klipi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të fansave, duke marrë më shumë se 700 mijë pëlqime dhe 53 mijë komente në Instagram.

22 – vjeçarja Grande deklaroi më vonë në Twitter se videoja ishte postuar aksidentalisht dhe se në të vërtetë kishte ndërmend t’ia dërgonte Liz në privat.

Megjithatë, ajo nuk u shfaq aspak e sikletosur, madje tha se kjo ishte një ndër videot e saj të preferuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat