Tre shqiptare në “Miss Globe 2015”

Mediale Vip

Tre shqiptare në “Miss Globe 2015”

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:05

Një nga eventet më kryesore dhe më i madh i bukurisë botërore është “Miss Globe” që këtë vit nuk do të ketë më firmën e producentin shqiptar Petri Bozo, pasi patenta dhe kontrata ka qenë vetëm për disa vite, e këtë vit do të mbahet më 8 tetor në Toronto në Kanada. 54 shtete me vajzat e tyre më të bukura janë në garë për kurorën e më të bukurës së globit dhe ne zbulojmë se në këtë konkurs nuk do të jetë vetëm një shqiptare por tre bukuroshe të cilat po bëhen gati që të na përfqasojnë denjësisht në këtë konkurs të madh bukurie. E nisim me të parën ajo është “Miss Shqipëria 2015”, Sara Karaj, e cila këtë vit në “Miss Globe” përfaqëson Shqipërinë. Një tjetër vajzë shqiptare është ajo që përfaqëson Kosovën, vajza me emrin Emnolina Begaj, e cila është nga qyteti i bukur i Prizrenit, e ku në rrjetin e saj social ajo ka postuar edhe veshjen tradicionale që janë realizuar nga kreatorja kosovare Suzana Susuri. Por e çuditshme dhe rrallë herë ndodh që në këtë even global të bukurisë të jenë tre vajza shqiptare, është e tretë ajo që pëfaqëson Malin e Zi me emrin Rajmonda Cukaj, një vajzë mjaft e bukur dhe seksi, e cila ishte parë në fillim në “Miss Shqipëria 2015” duke marrë vendin e shoqërueses së dytë në këtë event. Vajzat shqiptare që përfaqësojnë tre shtete, janë bërë një treshe e mirë dhe shumë mikesha dhe kudo i sheh bashkë, madje edhe në një foto që u pëlqye shumë ku të treja bukuroshet ishin mbështjellë me flamurin kombëtar. Vitin e kaluar “Miss Globe” është mbajtur në Shqipëri e kontretisht në Shkodër, ku kurorën e ka fituar bukuroshja kanadeze Jacqueline Ëojciechoëski, ndërsa Shqipëria me të bukurën Anisa Petrela, ka qenë afër çmimit duke u shpallur shoqëruesja e parë. Gjatë disa viteve ku në dorë e kishte producenti shqiptar Petri Bozo këtë event shqiptaret kanë fituar ose kanë qenë në top 5-ën e vajzave më të bukuira, urojmë edhe këtë vit që të paktën njëra vajzë shqiptare të jetë ose fituesja ose në “Top 5” në “Miss Globe 2015”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat