Rezultati Shqipëri-Serbi, sipas Rosela Gjylbegut dhe Sinan Vllasaliut

Mediale Vip

Rezultati Shqipëri-Serbi, sipas Rosela Gjylbegut dhe Sinan Vllasaliut

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 00:20

Dy nga yjet e estradës muzikore shqiptare, Rosela Gjylbegu dhe Sinan Vllasaliu, të ftuar në programin e natës ‘Top Folk’ të ‘Radio Dukagjini’-t, duke shpalosur të rejat e fundit muzikore të projekteve të tyre kanë folur edhe për takimin Shqipëri-Serbi.

Këngëtarja e njohur shkodrane ka marrë guximin në këtë program duke prognozuar fitoren e kombëtares tonë ndaj Serbisë me rezultat 2-0, përderisa ylli i njohur, Sinan Vllasaliu, nën emocionet e momentit nuk ka pasur përgjigje konkrete rreth rezultatit të mundshëm.

Mirëpo, edhe Sinani sikurse Rosela është shprehur i bindur në fitoren e kombëtares.
Një apel të përbashkët në emision, sikur Vllasaliu edhe Gjylbegu, e kanë drejtuar për tifozët dhe për mbarë kombin shqiptar.

Të ruhet gjakftohtësia dhe të flasë futbolli, të mbizotërojë arsyeja dhe mbi të gjitha, shqiptarët të jenë të vetëdijshëm se në atë takim të gjithë satelitët e botës do të kthejnë sytë nga ‘Elbasan Arena’ – ky ishte mesazhi i tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat