Ledri flet pas befasisë që ja bëri fanses (Foto)

Mediale Vip

Ledri flet pas befasisë që ja bëri fanses (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:53

Ledri Vula ka treguar anën e tij të ndjeshme kur gjatë një emisioni televiziv e ka befasuar një fanse të tij të paralizuar duke ia dhuruar kënaqësinë e takimit me idhullin e saj, moment që përloti të dy protagonistët.
Ina qëkur ishte tetëmuajshe, për shkak të temperaturës së lartë që kaloi, nuk mund të lëvizë, ndërkohë që një shoqe e saj ka treguar për admirimin që ajo kishte për reperin nga Kosova. Dhe ky i fundit ishte i pranishëm në studio për t’ia plotësuar ëndrrën fanses së tij.

“Ishte kënaqësi për mua të ndaja pak kohë me ty në këtë emision të sotëm plot emocione si për ty edhe për mua”, ka shkruar Ledri në postimin e tij, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me vajzën.

Ndërkaq, prezantuesi i emisionit, Ardit Gjerbrea, ka shprehur falënderimin e tij për këngëtarin duke postuar një fotografi në Instagram dhe duke shkruar: “Faleminderit Ledri Vula për dashurinë e madhe që e jep pa kushte për të gjithë fansat e tu. Së bashku me Inën në një foto kujtim”.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat